Kosova U17 mysafire e Austrisë

Në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro2022 për grupmoshat U17, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje sot si mysafire e Austrisë.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin 9, në të cilin së bashku me Kosovën e Austrinë, gjenden edhe kombëtaret e tjera si ajo e Ishujve Faroe dhe ajo e Sllovenisë.

Formë më të mirë ka treguar Austria, e cila në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka regjistruar tre fitore dhe dy humbje, krahas një barazimi dhe katër humbjeve të Kosovës.

Ndeshja e sotme mes Austrisë e Kosovës do të fillojë nga ora 18:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Sport – und Freizeitzentrum Traiskirchen”.