Komuna e Klinës sot rregullon orarin e ri për biznese, lejohet puna të dielave

Komuna e Klinës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, ku do të diskutojë në lidhje me orarin e punës për bizneset dhe ndryshimin e rregullores e cila ndalon punën për ditën e diele,

Komuna nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar se për datën 7 tetor, sot, është thirrur seancë e jashtëzakonshme, ku asamblistët do të shqyrtojnë ndryshimin e kësaj rregullore.

Ndryshimi i kësaj rregullore dhe lejimi i punës ditën e diele ka qenë kërkesë e bizneseve drejtuar organeve të komunës e po ashtu edhe e qytetarëve.