Komuna e Klinës dhe “Islamic Relief” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e puseve për fermerë

Komuna e Klinës dhe “Islamic Relief” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e puseve për fermerë

Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Naser Morina, kanë pritur në takim përfaqësues të organizatës Islamic Relief, me të cilën kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi për hapjen e puseve për fermerë të Komunës së Klinës.


Qëllimi i kësaj marrëveshje është përkrahja e fermerëve nevojtarë me mungesë të ujit dhe zhvillimi i prodhimtarisë së tyre bujqësore e blegtorale.

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, më këtë rast, ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe theksoi se investimi në sektorin e bujqësisë është një nga prioritet e tij dhe se do të vazhdojë me implementimin e projekteve në këtë sektor, më qëllim të krijimit të kushteve të favorshme për zhvillimin e bujqësisë dhe
blegtorisë./Klina.info/