Hoxhë Blerim Musliu përkrah klubin “Dukagjini Futsall” me donacion sportiv

Hoxha nga Klina, Blerim Musliu, ka realizuar një donacion për klubin e sapoformuar të futsallit “Dukagjini Futsall”, në kuadër të aktiviteteve për mbështetjen e rinisë dhe sportit.

Përmes një postimi publik, ai bëri të ditur se klubit i janë dhuruar 16 fanella dhe 10 topa, ndërsa uroi ekipin për suksese në të ardhmen.

“Rinia kanë nevojë për edukim shpirtëror dhe fizik, të dyja janë garancë për mbrojtjen e tyre nga problemet”, ka shkruar Musliu.

Ai gjithashtu falënderoi drejtuesit e klubit dhe trajnerin për pritjen, duke veçuar drejtorin Naim Islami dhe trajnerin Esat Berisha.

“Bereqeti vazhdon me bereqet”, përfundon mesazhi i tij.