Hoxhë Blerim Musliu: Aksion humanitar për nxënësit në nevojë, shpërndahen 200 çanta

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, në kuadër të projekteve për të mirën e shoqërisë dhe me përkushtim të veçantë ndaj arsimit, Hoxha i Klinës, Blerim Musliu, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, ka shpërndarë afër 200 çanta shkollore për nxënësit me kushte të rënda ekonomike në të gjitha shkollat e qytetit të Klinës dhe fshatrave përreth.

“Të funksionuarit së bashku është i mundur atëherë kur secili jep një kontribut modest në shoqëri, e në fund, rezultatet e saj nuk mungojnë. Kjo nismë vjen si rezultat i vlerës dhe pozitës së madhe që Zoti i ka dhënë diturisë dhe atyre që angazhohen në këtë mision,” u shpreh hoxha Musliu.

Gjatë shpërndarjes së çantave, është shfrytëzuar rasti që nxënësve dhe mësuesve t’u urohet një vit shkollor i mbarë dhe i suksesshëm, duke e cilësuar arsimin si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë.

Hoxha Musliu gjithashtu falënderoi bamirësit dhe donatorët për përkrahjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme në projekte të tilla me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet.

Shkollat përfituese nga ky aksion janë:

SHFMU “Ismet Rraci”, Klinë

SHFMU “Motrat Qiriazi”, Klinë

SHFMU “Atë Shtjefën Gjeçovi”, Zllakuqan

SHFMU “Emin Duraku”, Sferkë

SHFMU “Azem Bejta”, Grabanicë

SHFMU “Tre Dëshmorët”, Jashanicë

SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës”, Gllarevë

SHFMU “Ali Krasniqi”, Ujmirë

SHFMU “Esad Mekuli”, Caravik

SHFMU “Avni Zhabota”, Shtupel

SHFMU “Isa Boletini”, Drenoc

SHFMU “Zgjimi”, Gremnik

SHFMU “Ymer Berisha”, Siqevë

SHFMU “Atë Gjergj Fishta”, Jagodë

SHFMU “Nënë Tereza”, Budisalc

SHFMU “Dëshmorët”, Volljakë

SHFMU “Xhafer Gashi”, Përçevë

SHFMU “Dëshmorët e Kombit”, Çabiq

Ky aksion i fundit është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për të qëndruar afër familjeve në nevojë dhe për të mbështetur edukimin si një investim afatgjatë për të ardhmen.