Gurëthyesve iu del punë me Fitore Pacollin, ky është vendimi i ministres

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka marrë vendim që gurëthyesit t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore.

Në postimin e Pacollit, thuhet se operatorët obligohen brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesave të ministrisë, shkruan Insajderi.

“​Për vite me radhë, malet dhe peizazhet tona të bukura janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve. Prandaj, sot kam nënshkruar një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor”, ka thënë Pacolli.

Vendimi OBLIGON të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore”.

“​Operatorët OBLIGOHEN që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së ministrisë. Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda afatit rezulton në humbje të së drejtës për shqyrtim administrativ dhe aktivizon inspektimin e jashtëzakonshëm të menjëhershëm në terren”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e saj