Grabitje e armatosur në Istog, grabitësit e bëjnë për spital pronarin e marketit

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, mbrëmë kanë grabitur në një market në rrugën Ismet Dervishaj në Istog.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se grabitësit e kanë rrahur pronarin e marketit dhe ia kanë marrë paratë nga arka dhe nga xhepi, si dhe një telefon – duke ikur më pas.

Gjatë grabitjes, pronari i marketit është kërcënuar dhe është goditur në kokë me pistoletë, duke marrë lëndime në veshë. Atij i është dhënë edhe ndihma e parë në Qendrën Mjekësore në Istog. Më pas, nga aty ai është dërguar në Spitalin e Pejës.

Pas raportimit të rastit, mësohet se njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /

SHARE