Gjysmë Shekulli Kulturë në Klinë – Monografi nga Ismet Krasniqi & Prend Buzhala

Komuna e Klinës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizon promovimin e librit monografik “Gjysmë shekulli i Shtëpisë së Kulturës ‘Jehona e Dukagjinit’ në Klinë”, me autorë Ismet Krasniqin dhe Prend Buzhalën.

Ngjarja do të mbahet nesër, të mërkurën, më 23 prill 2025, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Kuvendit Komunal të Klinës. Promovimi zhvillohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj.

Libri paraqet një pasqyrë të pasur dhe dokumentuese të historikut dhe ndikimit kulturor që ka pasur Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në jetën artistike dhe shoqërore të qytetit të Klinës për më shumë se pesë dekada.