Gjykata Speciale fton një pjesëtar të UÇK-së

Gjykata Speciale ka dërguar edhe një ftesë në adresë të një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veterani i luftës Afrim Bytyqi nga Kishnica është ftuar për intervistë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lajmin e ka dhënë kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, ka shkruar Gucati të profilin e tij në Facebook.

Për të enjten, OVL së UÇK-së ka paralajmëruar protestë kundër aktakuzës për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Veseli