Drejtori Bacaj, njofton se do vazhdoj pagesa e dyfisht për përfituesit e ndihmave sociale.

Të nderuar shfrytëzues të Asistencës Sociale,

Duke u bazuar në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, të cilin e ka miratuar Qeveria e Kosovës, ju njoftoj se, familjet përfituese të asistencës sociale për tre muajt në vijim (janar, shkurt dhe mars) do vazhdojnë ta marrin dyfishin e ndihmës sociale.

Shëndet e çdo të mirë për Ju dhe familjet Tuaja!

Me respekt,
Drejtori i QPS-së,
Ilir Bacaj.