Blero e kritikon Challandesin: Unë se kuptoj logjikën, nuk e thirrë lojtarin e momentit

Pas ndeshjes Kosovë-Slloveni në emisionin Dueli Sportiv i ftuar ishte edhe këngëtari kosovar, Blero.

Ai kritikoi trajnerin Bernard Challandes për mosftesën e Bernard Berishës.

“Unë se kuptoj logjikën. Nuk e thirrë lojtarin i cili është fantastik i momentit, Bernard Berishën. Dënoje, por dënoje më vonë, pas ndeshjes. E kur të kualifikohesh i thu tash është dënimi yt. S’ki me lujtë” – u shpreh Blero.

Kosova sonte humbi 0:1 ndaj Sllovenisë, kurse të mërkurën e zhvillon ndeshjen e fundit këtë muaj ndaj Greqisë./Klina.info/

SHARE