Asdren Selmani gjyqtari i parë nga Buroja e Skënderajt, dekretohet nga Presidentja Haxhiu

Fshati Burojë ka marrë për herë të parë një përfaqësues në sistemin e drejtësisë, pasi Asdren Selmani është dekretuar gjyqtar i Republikës së Kosovës.

Ai u dekretua ditën e djeshme nga u.d Albulena Haxhiu, në mesin e 17 gjyqtarëve të rinj të emëruar në vend, shkruan Klina info.

Sipas familjarëve dhe bashkëfshatarëve, Buroja deri më sot nuk kishte pasur asnjë përfaqësues në këtë pozitë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, duke e bërë arritjen e Asdrenit edhe më të veçantë për gjithë zonën.

Fshati Burojë njihet për historinë dhe traditën e tij, ndërsa tani do të njihet edhe për gjyqtarin e tij të parë.

Një sukses që po konsiderohet krenari jo vetëm për familjen Selmani, por edhe për gjithë komunitetin.

Vlen të theksohet se Asdren Selmani gjimnazin e ka përfunduar në Klinë./