Arrestohet Avdi Gashi pasi bllokoi rrugën në Sferkë dhe dëmtoi vetura në Klinë

Është arrestuar Avdi Gashi, i cili mbrëmë dyshohet se në fshatin Sferkë të Komunës së Klinës ka bllokuar rrugën me gurë dhe i njëjti para disa ditësh ka dëmtuar automjete në qytetin e Klinës.

Sipas informatave jozyrtare të Klina.info, i dyshuari është person i zonës dhe raportohet se ka aftësi të kufizuara mendore, megjithatë rrethanat e plota të rastit mbeten për t’u sqaruar nga organet kompetente.