Arben Limanaj pritet me entuziazëm në Caravik: “Së bashku jemi më të fortë!”

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë ka njoftuar se kandidati i saj për kryetar të komunës, Arben Limanaj, ka zhvilluar takime me qytetarët në fshatin Caravik, ku është pritur me entuziazëm nga banorët.

“Në Caravik filluan hapat e parë te Z. Arben Limanaj drejt Lidhjes Demokratike të Kosovës, e banorët e këtij fshati nuk dëshpëruan në paraqitje,” thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së në Klinë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Shqipe Pantina, përfaqësues të kryesisë së LDK-së në Klinë si dhe kandidatët për asamble komunale.

“Së bashku jemi më të fortë!”, përfundon postimi i LDK-së në Klinë.

Në fund, dega ka theksuar se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të fitores nën moton:

#meKlinënPërtej #ZgjedhjetLokale2025 #LDK113