Arben Limanaj dhe Alban Rraci në familjen Gashi në Klinë, e çmojnë lartë kontributin në arsim

Në kuadër të aktiviteteve zgjedhore, kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, z. Arben Limanaj, së bashku me kryetarin e degës së LDK-së në Klinë, z. Alban Rraci, vizituan familjen Gashi, familjen e znj. Valentina – kandidate për asamble komunale.

Në këtë takim të ngrohtë, u theksua kontributi i madh i familjes Gashi në fushën shoqërore dhe arsimore në komunë. Përfaqësuesit e LDK-së prezantuan programin dhe vizionin që kjo parti sjell për të ardhmen e Klinës, duke u fokusuar në zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

LDK ka theksuar se vizitat e tilla janë dëshmi e përkushtimit për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të dëgjuar zërin e tyre në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2025.

#meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113