Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë, tek gurët në Gllarevë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Pejë, pranë zonës së gurëve në Gllarevë, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar patrullat e policisë për të menaxhuar trafikun. Shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Shoferët dhe udhëtarët rekomandohet të tregohen të kujdesshëm në këtë segment rrugor./Klina info