Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për stafin shëndetësor dhe bizneset

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë dy vendime të rëndësishme për stafin shëndetësor dhe bizneset.

Ekzekutivi ka ndarë 5.5 milionë euro për vazhdimin e shtesave mbi pagën bazë për stafin shëndetësor, si vazhdimësi e masave të marra për luftën kundër COVID-19.

Ndërsa, 1.7 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese.

Vendimi u mor në kuadër të zbatimit të masës 1.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për skemat e granteve për zanatet. /Telegrafi/