Kryetarja e Kushtetueses uron Kurtin: Mirëpresim bashkëpunimin në mbrojtjen e kushtetutshmërisë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, ka uruar Albin Kurtin në marrjen e detyrës si kryeministër i Kosovës.

Ajo i ka thënë Kurtit se mirëpret bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e kushtetutshmërisë në vend.

“Uroj shumë që nëpërmjet vizionit dhe programit tuaj qeverisës, të arrini të konsolidoni edhe më tej të arriturat e deritanishme të vendit tonë, në përpjekjet e vazhdueshme për zhvillim demokratik dhe prosperitet”, thuhet në letër.