ZYRTARE: Dukagjini transferon ish-futbollistin e Dritës (FOTO)

Dukagjini i Klinës ka arritur të mbyll me sukses marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Dritës, Denis Halitin,Haliti i cili ishte ofertuar nga shumë klube në Kosovë ka vendosur për Dukagjinin e Klinës, ekip me të cilin ka ‘firmosur’ kontratë një vjeçare.

Vetëm pak ditë më parë mbrojtësi i krahut të majtë kishte njoftuar për mbylljen e bashkëpunimit me FC Dritën, ekip me të cilën luajti për dy vite.

22 vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e 2 Korrikut dhe një gjashtë muaj ishte gjithashtu pjesë e Ramiz Sadikut.

Me ardhjen e Halitit, Dukagjini e dërgon në shtatë numrin e përforcimeve, pas ardhjeve të Elton Basriut, Ilir Mustafës, Altik Muhaxhirit, Jeton Dushit, Ilir Sylës dhe Altin Llogës.

/Gazeta Sheshi/