Sot mblidhet Qeveria: Në rend dite ndarja e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës, paga e 13-të dhe dërgimi i FSK-së në Gaza

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, ku në rend dite janë disa pika.

Në mesin e tyre edhe ndarja e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll, pas fitores kundër Sllovakisë.

Gjithashtu, në rend dite do të jetë edhe ndarja e pagës së 13-të, si dhe dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza, Projektligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e ai për Banimin Social dhe të Përballueshëm.