KRM “Ambienti” ngushëllon familjen e Faruk Isufaj, i cili shërbente si shofer në Njësinë Operative në Klinë

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të punëtorit të saj, Faruk Isufaj, i cili shërbente si shofer në Njësinë Operative në Klinë.
Në njoftimin zyrtar, kompania vlerëson lart kontributin dhe përkushtimin e të ndjerit gjatë ushtrimit të detyrës së tij, duke theksuar se puna dhe angazhimi i tij do të mbeten gjithmonë të çmuara dhe të paharruara për kolegët dhe institucionin.
“KRM ‘Ambienti’ Sh.A. shpreh mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite nga i ndjeri Faruk Isufaj, duke e cilësuar atë si një punëtor të devotshëm dhe shembullor,” thuhet në reagim.
Me këtë rast, kompania u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
Faruk Isufaj do të kujtohet për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në shërbim.
U prehtë në paqe.