Ndue Përgjokaj emërohet kryetrajner i KF Dukagjinit

Klubi Futbollistik Dukagjini ka njoftuar sot zyrtarisht se Ndue Përgjokaj është emëruar kryetrajner i ekipit të parë.

Në komunikatën e klubit thuhet se Përgjokaj ka qenë tashmë pjesë e stafit teknik gjatë kësaj periudhe, ku është dalluar për profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe filozofinë e punës në klub.

“Ne i urojmë trajnerit Përgjokaj shumë suksese në detyrën e re, me besimin se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ky ndryshim në krye të shtabit teknik vjen në një periudhë ku Dukagjini synon të forcojë pozitat e tij në elitën e futbollit kosovar dhe të vazhdojë me rezultate pozitive.