Zenun Elezaj: Fitore e madhe në Klinë – rezultatet e para tregojnë epërsi bindëse

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shpallur fitore të madhe pas publikimit të rezultateve të para, të cilat, sipas tij, tregojnë qartë epërsinë e tij në këtë garë zgjedhore.

Në një reagim pas mbylljes së votimit, Elezaj u shpreh se kjo është fitore e besimit dhe e punës së përbashkët, e cila do të konfirmohet përfundimisht me votat e qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.

“Rezultatet e para tregojnë qartë se po prijmë bindshëm në Klinë. Kjo është fitore e madhe e besimit dhe e punës së përbashkët, e cila do të vuloset nga vota e qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit,” – deklaroi Elezaj.

Ai shtoi se votat e diasporës do ta konfirmojnë fitoren e tij pa balotazh, duke theksuar mbështetjen e madhe që ka marrë nga qytetarët në këtë proces.

“Faleminderit nga zemra secilit anëtar, aktivist dhe qytetar që besoi në vizionin tonë për një Klinë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar,” – u shpreh Elezaj.

Në fund, ai e përmbylli mesazhin e tij me thirrjen:

“Fitorja është e Klinës!”
#PërKlinëneTëGjithëve
#VazhdojmëBashkë+4