Prof. Dr. Zenun Elezaj merr mbeshtetje të fuqishme në Zllakuqan

Zllakuqani ka qenë dhe mbetet një ndër shtyllat më të forta të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Qytetarët e kësaj ane i kanë qëndruar gjithmonë besnik vizionit tonë për Klinën dhe për Kosovën.

Gjatë dy mandateve tona, kemi realizuar projekte të shumta në Zllakuqan dhe në fshatrat përreth, duke e kthyer vëmendjen dhe investimin e qeverisjes lokale në këto zona që dikur ishin lënë anash.

Sonte, bashkë me deputetët Daut Haradinaj dhe Lahi Brahimaj, me strukturat e Aleancës dhe me shumë qytetarë të kësaj ane, u pritëm në mënyrë madhështore.
Entuziazmi dhe përkrahja që pamë në Zllakuqan janë dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve në Aleancë është më i fortë se kurrë.

Më 12 tetor, Zllakuqani do ta rikonfirmohet si bastion i Aleancës, dhe do të jetë vendi që do ta vulosë fitoren tonë të madhe pa balotazh.

174✅