Arben Limanaj: Zllakuqani tregoi edhe një herë fuqinë e LDK-së

Zllakuqani ka qenë ndalesa e radhës në fushatën e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Klinës, Arben Limanaj.

Ai e cilësoi këtë vatër të LDK-së si “bindëse”, duke falënderuar mikpritjen e banorëve dhe përkushtimin e aktivistëve.

Njoftimi i plotë i Limanaj:

Vatra e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Zllakuqani, ishte i bindshëm.

Kisha nderin që pran meje ishte nenkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxherri njehkohësisht edhe Kryetari i Komunës së Pejës.
Anton Kolaj, emri i pathyer i subjektit tonë, Armend Zemaj, Serbeze Kabashi, numri 2 i listës sonë Ndrec Zefaj dhe shumë themelues e aktivistë të kahmotshme të Lidhjes Demokratike të Klinës.

Mikpritja që nuk dështon kurrë, e gjetëm edhe kësaj radhe.
Bashkë jemi më të fortë!!!

#meKlinënPërtej
#zgjedhjetlokale2025
#LDK113