QKMF në Klinë pa energji elektrike, pacientët dhe stafi në vështirësi

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë sonte ka mbetur pa energji elektrike, duke krijuar vështirësi të mëdha si për pacientët ashtu edhe për stafin mjekësor.

Pacientët kërkojnë ndihmë dhe zgjidhje urgjente, ndërsa mjekët dhe infermierët e kanë të vështirë të kryejnë shërbimet bazë në mungesë të ndriçimit dhe pajisjeve funksionale, bëjnë të ditur burime të KLINA info.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me situatën./Klina info/