Dukagjini nis sezonin e ri në Superligë përballë Prishtinës

Klubi futbollistik Dukagjini këtë të diel, më 16:30, do të zhvillojë ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Superligën e Kosovës, ku do të jetë nikoqir i FC Prishtina në kuadër të xhiros së parë.

Nga klubi kanë bërë thirrje për mbështetje masive nga qytetarët e Klinës dhe tifozët e zjarrtë të skuadrës.

“Ju ftojmë të gjithëve të vini dhe të na përkrahni, që së bashku ta nisim kampionatin me energji dhe në mënyrë pozitive,” – thuhet në njoftim.

Përballja pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë dhe emocione të forta në stadiumin e Klinës, me synimin që Dukagjini ta fillojë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

#bashkëpërDukagjinin