Një e mitur në Rahovec dhe një burrë në Pejë raportohen të zhdukur

Një burrë nga Peja është raportuar i zhdukur që nga data 2 gusht.

Rasti në polici është raportuar nga djali i tij.

Ndërsa, në Rahovec një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur.

Sipas babit të saj ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk kanë informacione për vendodhjen e saj

Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar.