62 raste aktive me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 62.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19, nga 140 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit një person të vdekur nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 7 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,565 raste, kanë vdekur 3,204 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 299, njofton Ministria e Shëndetësisë.