49 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar që sot në vendin tonë kanë rezultuar 49 raste pozitive me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së të infektuarit vijnë nga komuna e Vushtrrisë, Pejës, Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit,  Istogut, Mitrovicës,  Fushë Kosovë, Mamushë, Skenderaj, Viti dhe Suharekë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.