27 vjet nga masakra në Çabiq: Kujtesë e dhimbshme për 13 martirët e pafajshëm

Në Çabiq të komunës së Klinë, u mbajt një ceremoni përkujtimore në nderim të 13 martirëve të vrarë nga ushtria dhe policia e shtetit serb gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë përvjetor morën pjesë familjarë të viktimave, qytetarë të shumtë të cilët bënë homazhe pranë varrezave dhe pllakës përkujtimore, duke vendosur kurora lulesh në nderim të të rënëve.
Sipas dëshmive, në mesin e viktimave kishte qytetarë të pafajshëm dhe fëmijë të moshave të ndryshme. Viktima më e vogël ishte Bledari, vetëm dyditëshe, ndërsa më e moshuara ishte Sofije Gashi, 72 vjeç. Po ashtu, ndër viktimat ishte edhe Mirjetë Gashi, vetëm 4 vjeç.

Ata u vranë në malet e Çabiqit si pasojë e granatimeve nga forcat ushtarako-policore serbe, të cilat në atë kohë ishin të vendosura në zonën e Abrija, në komunën e Drenas.

Kjo ngjarje përkujtohet çdo vit si një dëshmi e dhimbshme e krimeve të kryera ndaj popullatës civile dhe si thirrje për drejtësi dhe ruajtje të kujtesës historike./Klina info/