13 vjet nga vdekja e komandantit të UÇK-së dhe eprorit TMK-së, Mujë Berisha nga fshati Kpuz i Klinë

Komandant Mujë Zenel Berisha
Sot 13 vite me parë ju dha lamtumira e fundit Mujë Berishës, ku humbi jetën në një aksident trafiku me motor në Viçidol të Shqipërisë. Veteranit, komandantit të UÇK-së dhe eprorit të TMK-së Mujë Berisha, nga fshati Kpuz i Klinës, i dëshmuar familjarisht në luftë çlirimtare me bashkëluftetarët ishin të dalluar në organizim të luftës në vitet 1997/1999.

T’i braktise Zvicren dhe qysh në nëntor të vitit 1997 ju bashkangjite UÇK-së si një nga celulat e para të saj së bashku me Hetem Smakiqin, Halil Berishen, Nexhat Gashin dhe të tjerë, në fshatin heroik Kpuz i Klines, u bë me familje fshat çerdhe e UÇK-së dhe bazë e pamposhtur nga okupatori serbomadh.

E vazhdove kontributin për UÇK-në, me modesti pa shitur mend kurrë e patriotizem o hero i heshtur.

E kishte patriotizmin traditë familjare si dhe i kishte dhënë luftës tonin e duhur, unitetin, maturinë dhe trimërinë sepse ishte dhe ish boksier eminent dikur i klubit “Boksiti” të Klinës.

Fshati heroik Kpuz i Klines ishte kryebazë e UÇK-së së komandatëve, drejtueseve të luftes, eproreve si Ramush Haradinaj, Lulzim Morina,Xhelal Hajda, Mici, Myrtë Zeneli, Agim Zeneli, Hetem Smakiqi, Nusret Pllana, Lahi Brahimaj, Fadil Nimani, Gezim Ostreni, Kujtim Hoti Bekim Hysenaj, Faruk Elezaj, Shefqet Kabashi, Halil Berisha, Arbnor, Gani, Shaban dhe Avdyl Zeneli, Fadil Gashi si dhe shumë bashkëluftetarë të tjerë të gjitha zonave operative të UÇK-së, në fshatin Kpuz kaluan luftetarë nga çdo zonë e jona operative dhe u shpëtuan mijëra civilë nga gjenocidi serb.

Si dhe komandanti Mujë Berisha ishte një nder organizuesit dhe furnizuesit me armë nga Shqipëria, ku ka qenë 8 herë në Shqipëri dhe ka qenë prirës i të gjitha grupeve të cilat kanë qenë për furnizim me armë.

Komandant Mujë Berisha me ushtarë kishte marr pjesë në shumë beteja si ajo e 13 Majit, 21 Majit, 20 Qershorit, 8 Korrikut, 19 Korrikut, 2 Gushtit, 30 Janarit, 15 Marsit, 2-3-4 Prillit, 17 Majit, 16 Qershorit dhe ka qenë një nder eproret që ka dhënë me së shumti kontribut në çlirimin e Jabllanicës, Pejës.
Komandant Mujë Berisha krahas shumë betejave, kontributeve në luftën çlirimtare të Kosovës, ai me bashkëluftëtarët, Hetem Smakiqin, Nexhat Gashin, Halil Berishën, Rexhep Ahmetin, Sahit Berishën, Mevdi Berishën dhe bashkëluftëtarët tjerë zbulojnë masakrën me te madhe të komunës së Klinës me 5 Prill 1999 dhe shpetohet i vetmi i mbijetuar Hysen Krasniqi
Pra, Mujë Berisha ishte një nga emrat më të lavdishëm të UÇK-së!

Komandant do të kujtojmë përherë me mall e krenari.