✨ Rotary Club Klina – Ceremonia e Charterimit ✨

Sot, më 21 Shkurt 2026, në Restorantin ASTRO – Zllakuqan, u mbajt ceremonia solemne e charterimit të Rotary Club Klina.
Në një atmosferë festive dhe plot emocion, klubi mori zyrtarisht Certifikatën e Charterimit, ndërsa të gjithë anëtarët u pajisën me certifikatat e anëtarësimit dhe pins Rotary.

📌 Programi i ditës përfshiu fjalët përshëndetëse të Kryetarit të RC Klina, Dr. Haxhi Ibishi, Kryetares së RCPI znj. Fitore Muçaj, Guvernator Elect znj. Florentina Dushi , si dhe Prof. Dr. Marjan Dema – iniciator i krijimit të klubit.

Ky moment shënon një hap të madh për komunitetin tonë, duke e vendosur Klinën në hartën e Rotary International si një qendër e re e shërbimit, miqësisë dhe lidershipit.

🤝 Falënderim i veçantë për të gjithë të pranishmit që ndanë këtë ditë historike me ne.
📸 Ceremonia u përmbyll me foto zyrtare, momente sociale dhe një drekë miqësore mes anëtarëve dhe të ftuarve.

Rotary Club Klina – Bashkë për të shërbyer! 🌍💙