Zhduket një person në Pejë, policia kërkon ndihmë në gjetjen e tij

Policia në Pejë ka shpallur të zhdukur 57-vjeçarin Fadil Muqaj, për gjetjen e të cilit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve.

Muqaj është nga fshati Jabllanicë e Madhe dhe, përveç fotografisë së publikuar, policia nuk ka ndarë më shumë detaje rreth zhdukjes së tij, shkruan IndeksOnline.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftim të policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]