Zgjdhjet e jashtëzakonshme, këta janë kandidatët për deputet të AAK nga Klina

Kosova po i afrohet zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat u shpallën pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Sipas burimeve të Klina Info, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përcaktuar tashmë emrat që do të garojnë për deputet nga Komuna e Klinës.

Kandidatët që pritet të jenë në listë janë: Haxhi Ibishi, Agron Bacaj, Qemajl Sejdiu, Luigj Ademi.

AAK dega në Klinë, synon të forcojë prezencën e saj edhe në Kuvendin e Kosovës, njekohesisht të sigurojë mbështetje në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor.

Fushata pritet të intensifikohet në ditët në vijim, ndërsa partitë garuese po finalizojnë listat dhe strategjitë e tyre politike.