Zenun Elezaj shtron iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame në Klinë dhe bashkëpunëtorët e tij

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka shtruar iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame, Kadri Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij.

Elezaj ka publikuar një fotografi nga ky iftar ku shkruan:

Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj i bashkimit, mirëkuptimit, solidaritetit, vëllazërimit, sakrificës e durimit. Sonte, në këtë muaj të bekuar, kisha kënaqësinë të shtroj iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame të Klinës, Kadri Berishen dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kontributi i Bashkësisë Islame në vazhdimësi ka qenë shumë i rëndësishëm në rritjen e frymës së solidaritetit e mirëkuptimin ndaj njëri-tjetrit, në ofrimin e ndihmës për skamnorët e në shumë sfera tjera. Uroj që kjo frymë e bashkimit, solidaritetit e mirëkuptimit të përhapet edhe më shumë.
Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë agjëruesit në këtë muaj të shenjtë!