Zenun Elezaj njofton se QKMF në Klinë merr donacion të vlefshëm

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një njoftimi ka bërë të ditur se QKMF “Nënë Tereza” ka marrë njē donacion të vlefshëm.

Ky është njoftimi:

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë sot ka pranuar një donacion të vlefshëm nga organizata “Islamic Relief” me pajisje mjekësore për oksigjen, të cilat, me qëllim të menaxhimit të mirë dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më afër qytetarëve, do të shpërndahen edhe në AMF-të ku është e nevojshme.
Bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj, morëm pjesë në ceremoninë e dorëzim-pranimit, ku falënderova përfaqësuesit e “Islamic Relief” për këtë ndihmë dhe shpreha mirënjohje time dhe të qytetarëve të Klinës për kontributin e tyre të vazhdueshëm për t`ju dalur në ndihmë qytetarëve të komunës tonë, që përveç ndihmës së fundit me aparate mjekësore, kanë ndihmuar qytetarët në forma të ndryshme.

Faleminderit për kontributin tuaj!