Xhamia e qytetit të Klinës ka hapur dyert për Shkollën Verore 2025, e cila ofron mësime fetare, aktivitete edukative dhe argëtuese për fëmijët gjatë muajve të verës.
Programi synon edukimin në vlera, përforcimin e besimit dhe ndërtimin e shoqërisë së shëndetshme.
Shkolla mbahet 4 ditë në javë (hënë, martë, mërkurë dhe enjte) nga ora 10:00 – 13:00. Për fëmijët nga mosha 9 – 15.
Çdo të enjte mbahen aktivitete të veçanta (playstation, riopark, e shumë të tjera).
Ushqimi dhe trasnporti falas.
Regjistrimi i detyrueshëm deri më 5 korrik. Na kontaktoni në 049 202 772 dhe na dërgoni emrin, datëlindjen, vendbanimin dhe numrin e telefonit.
Ejani të mësojmë & të argëtohemi së bashku!