Xhafer Berisha nis fushatën për zgjedhjet lokale: Sferka tashmë është e tëra VETËVENDOSJE!

Kryetari i degës së VV-së në Klinë, Xhafer Berisha, nuk po i ndalë aktivitetet.

Ai po viziton të gjitha fshatërat e Klinës, të cilët po i falënderon për fitoren e madhe të Lëvizjes, dhe po ashti Berisha ka nisur edhe fushatën për zgjedhjet lokale.

Ai sot ishte në Sferkë të Klinës ku shkruan:

Pas fitores së madhe në Kosovë, por edhe në Klinë, sot vizitova Sferkën e Gashit.
Aty takova aktivistin e palodhur, kontributdhënësin e madh dhe ndër themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë, Fazli Gashin.

Fazliun e falendrova për punën e tij të madhe dhe aktivitetin e tij të pandalshëm gjatë fushatës, si dhe pata rastin ta uroj për fitoren tonë të madhe.

Nga bastion i të tjerëve, Sferka tashmë është e tëra VETËVENDOSJE!
Ne dolëm të parët në shtetin e Kosovës, ne dolëm të parët në Komunën e Klinës e gjithashtu ishim të parët edhe në Sferkë.

Faleminderit shumë Falzli!
Faleminderit shumë Sferkë!