VV synon të fitojë në Klinë edhe në zgjedhjet lokale, ky është kandidati për kryetar

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Klinë, Xhafer Berisha në një intervistë për Klina Info ka folur për procesin e zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

Ai ka falënderuar qytetarët e Klinës, për maturi dhe mbështetjen ku VV doli fituese për mbi 4700 vota.

Berisha tha se janë tejet të kënaqur me rezultatun dhe nga sot do të nis mobilizimi edhe për zgjedhjet lokale.

Ai u shpreh se do të punojë për ndryshime në Klinë dhe falë punës organizative të VV-së, edhe do të fitojnë.

I pyetur se kush do të jetë kandidat për kryetar nga VV në Klinë, Berisha nuk dha ndonjë emër.

“Nuk ka rëndësi kush do të jetë kandidati, ne do të punojmë për Lëvizjen dhe falë qytetarëve, ne do të dalim të parët”.

Klina Info jozyrtarisht mëson se në zgjedhjet se kandidat për kryetar të Klinës nga VV do të jetë Xhevgjet Berisha, i cili gëzon respekt si brenda VV-së, por dhe nga qytetarët./Klina.info/