Vritet një person në Shtëpinë e të Moshuarve në Istog

Një person ka mbetur i vdekur në Shtëpinë e të Moshuarve në Istog, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:50,

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për këtë rast, i cili dyshohet se ka shtyrë derën e rrethojave të oborrit të kësaj shtëpie, duke e goditur viktimën.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe më pas në Spitalin e Pejës, mjekët e të cilit kanë konstatuar se ai nuk ka shenja jete.

Në vendin e ngjarjes policia njofton se kanë dalë të gjitha njësit relevante.

Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa është iniciuar rasti “Vrasje nga pakujdesia”