VRASJE NË TENTATIVË NË ISTOG

Të premtën në fshatin Banjë të Istogut, është arrestuar një person.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën, duke e goditur me një mjet të mprehtë.

E si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar, raporton teve1.info

Ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.

Policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një mjet të mprehtë. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raport.

SHARE