Vihet gurthemeli i stadiumit të qytetit në Gjakovë (VIDEO)

Vendosja e kapelave të ndërtimtarisë është e domosdoshme.

Ministrja në detyrë e Kulturës Rinisë e Sportit Vlora Dumoshi bashkë me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini, vunë gurthemelin e stadiumit të këtij qyteti.

Investimi 1.1 milion eurosh sipas Dumoshit është projekt meritor për futbollin gjakovar.

Si mirënjohje për këtë projekt, ministrja mori një fanellë nga tifozëria e Vëllaznimit. Ndërkaq, kryetari Gjini tregoi se sa ishte e vështirë sigurimi i mjeteve për fillimin e punës për këtë stadium.