Vidhet pllaka përkujtimore e policit të ndjerë, Izet Demaj

Pllaka përkujtimore e policit që ka rënë në detyrë, Izet Demaj është vjedhur sonte.

Ajo pllakë ishte vendosur pikërisht në vendin ku ka vdekur polici Demaj, transmeton Indeksonline.

Ende nuk dihet arsyet se pse mund të jetë bërë kjo veprë. Besohet se Policia tashmë janë në ndjekje të autorit.

Izet Demaj u vra me 27 dhjetor të vitit 2018. Ai u vra nga Kamer Metaj, i cili ishte duke grabitur një bankë në Istog./