Vidhet arka me para në Istog, policia po e heton rastin

Një person ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë vjedhur arkën me para,

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:30 në Istog.

Sipas ankuesit, nuk dihet se sa para ka pasur në arkë

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objekt dhe kanë vjedhur arkën e parave. Sipas ankuesit, nuk dihet se sa para ka pasur në arkë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./

SHARE