Vetura bie dhe zhytet në Liqenin Akumulues

Sot në orët e hereshme të mëngjesit një veturë e tipit Golf VI ka rënë në ujin e Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Vetura nga fotot e siguruara nga Jepi zë, shihet se ka rënë nga mbrapa, dhe nuk dihet ende arsyeja mirëpo dyshohet se vetura ka lëvizur mbrapa.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit të cilët janë duke e nxjerrur nga uji veturën.

Sipas informacioneve të lënduar nuk ka, ndërsa vetura ka qenë e mbushur me ujë deri në mes të veturës.