Veterani i UÇK-së, Sejdi Godanci ka reaguar pas largimit të flamujve nga varrezat e dëshmorëve

Flamujt me emblemën e UÇK janë larguar nga varrezat e dëshmorëve.

E për këtë ka reaguar edhe ish ushtari i UCK-së, Sejdi Godanci,

“Kush jeni ju të mjerë që merrni guximin dhe i largoni flamujt me emblemën e UÇK-së nga varrezat e dëshmorëve?Pse po na lendoni aty ku na dhēmb ma se shumti?A ka akt më të shëmtuar se ky?!Unë them jo!”ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni të plotë postimi e Godancit.

Kush jeni ju të mjerë që merrni guximin dhe i largoni flamujt me emblemën e UÇK-së nga varrezat e dëshmorëve?
Pse po na lendoni aty ku na dhēmb ma se shumti?
A ka akt më të shëmtuar se ky?!
Unë them jo!
Nuk e kisha mendu e aq më pak besu që kjo mundet të ndodh nē vendin tim
Po nga rrugëqerit të cilët në kohën e fundit kanë marrur hez dhe sulmohet UÇK-ja pritet edhe kjo!
Po keni kujdes së edhe ne veteranët e UÇK-së mundemi në një moment ta humbim durimin,sepse në ato varreza kemi shokët tanë të cilët ranë për këtë liri që e gëzojmë ne të gjithë!
Keni kujdes sepse aty pushojnë të pavdekëshimt!
Ju që e keni bërë këtë akt nuk e keni iden së sa shtrejtë është paguar kjo liri.
Keni kujdes ndaj dëshmorëve sepse po i lëndoni familjaret e tyre.
Kërkoj nga organet kompetente të zbardhet ky akt vandal dhe përgjegjësitë të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar!
Lavdi dëshmorëve të kombit!