Vdes veterani i UÇK-së nga Dollova, Qemajl Berisha

Ka vdekur veterani i UÇK-së nga fshati Dollovë e Klinës.

Qemajl Berisha po vuante një sëmundje e rëndë që shumë shpejtë ia mori jetën.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 14:00 në fshatin Dollovën.

Kryetari i degës së OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj ka thënë për Klina.info se vdekja e ushtarit të UÇK është humbje e madhe dhe që e ka tronditur.

Balaj tha se Qemajl Berisha do të kujtohet përherë si njeri i urtë e trim i madh.