Vdes një qytetare e Drenasit, e infektuar me koronavirus

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se sot një qytetare nga kjo komunë ka ndërruar jetë, e cila ishte e infektuar me koronavirus.

Lladrovci tha se ky është rasti i dytë i vdekjeve në Drenas nga Covid-19.

“Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me COVID-19. Familjes dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin. Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së. Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik”, ka shkruar ai.