Vdes një burrë në rrethana të dyshimta në Malishevë

Një person është gjetur pa shenja jete në Malishevë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.